Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Shqipërisë, Sh.T.Z. Sulaiman Hamed Salem Almazroui i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Shqipërisë, Sh.T.Z. Sulaiman Hamed Salem Almazroui i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Shqipërisë, rezident në Athinë, Sh.T.Z. Sulaiman Hamed Salem Almazroui, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e gjatë diplomatike të Ambasadorit dhe shprehu besimin se angazhimi i tij do t’i kontribuojë zgjerimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare dhe rritjen e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Presidenti Meta shprehu sigurinë për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve, veçanërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë së bashku, në vitet 2022-2023, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.