28 Janar 2020 Ambasadori i Luksemburgut, Sh.T.Z. Philippe Donckel i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, Sh.T.Z. Philippe Donckel, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe e falënderoi Ambasadorin Donckel për mbështetjen e Luksemburgut në përpjekjet e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, si dhe për asistencën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se: “Investimet nga Luksemburgu janë të mirëseardhura në Shqipëri”.
“Integrimi shembullor i komunitetit shqiptar në Luksemburg i bën më të forta marrëdhëniet tona”, – u shpreh Presidenti Meta.