Arben CICI – Këshilltar Diplomatik

Arben Cici
Ambasadori Arben Cici, ka lindur në Korçë më 5 maj 1960.

Nga 13 nëntori 2020 Këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

2017-2020 Drejtor Kabineti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nga 25 Korrik 2017 / Drejtor Kabineti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

2016 – 2017 / Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

2015 – 2016 / Drejtor i Protokollit të Kuvendit të Shqipërisë.

2014 – 2015 / Shef i Zyrës së Politikave të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian dhe Koordinimit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

2010 – 2014 / Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës.

2007 – 2010 / Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

2006 – 2007 / Drejtor i Protokollit të Shtetit,  Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

2000 – 2006 / Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë dhe Ambasador jo rezident në Bosnje-Hercegovinë.

1996 – 2000 / Drejtor i Protokollit të Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

1995 – 1996 / Drejtoria e Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,.

1992 – 1995 / Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe Ambasador jo rezident në Bjellorusi, Moldavi, Armeni, Gjeorgji, Kazakistan dhe Uzbekistan.

1992 – Drejtoria e Parë, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,.

1988 – 1992 / Pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologjisë, Katedra e Gjuhës Frënge.

1987 / Diplomohet në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit në gjuhët Frënge-Arabe.

Prej vitit 2015 është “Profesor i Asociuar Dr.” në Shkencat Historike në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ai është lektor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në disa Universitete.

Ai është autor i Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë, autor i disa shkrimeve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, disa veprave historiko-shkencore dhe pjesëmarrës në disa simpoziume e konferenca ndërkombëtare, shkencore e diplomatike.

Ai është Anëtar i Alumni Programs të GCMC (George C. Marshall Center)

Ai është Anëtar i Bordit Shkencor të Akademisë Diplomatike të MPJ të Kosovës.

Ai është Anëtar i Organizatës “EuroScience”.

Ai është Anëtar i Përhershëm i Komisionit të Historisë dhe Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave.

Ambasador Cici, është dekoruar me:

Urdhrin e lartë “Duka Branimir me Shirit” nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic.

Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Ambasadori Cici është një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja

Është i martuar dhe ka tre djem.

www.arkiva.president.al

Tel: +355 4 389814 / Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr. 1, Tiranë, Shqipëri