14 Nëntor 2019 Betohet para Presidentit të Republikës anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska
Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska.
Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z. Vladimir Kristo.
Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.