25 Tetor 2021 Presidenti Meta vlerëson studiuesin Eqrem Zenelaj dhe atdhetarin e shquar Llambi Kota (pas vdekjes): Një popull që nuk njeh historinë, origjinën dhe kulturën e vet është si një pemë pa rrënjë. Liria dhe pavarësia e Shqipërisë nuk janë dhuruar, por janë arritur prej punës, sakrificës dhe atdhedashurisë sublime
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” studiuesin e shquar nga Kosova, Prof.Dr. Eqrem Zenelaj: “Në vlerësim të kontributeve të pakursyera në fushën e studimeve dhe botimeve për pasqyrimin e historisë së popullit shqiptar dhe prejardhjen tonë iliro-pellazge....