27 Maj 2021 Presidenti Meta përshëndet 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë: Marrëdhëniet tona të përparojnë më tej, në interesin më të mirë të të dy popujve tanë!
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mikpriti sot së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Sh.T.Z. Jens Erik Grøndahl, përfaqësues të Qeverisë e të Kuvendit, drejtues të komuniteteve fetare, ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve kushtetuese, të sipërmarrjes dhe medias...