19 Shkurt 2021 Presidenti Meta përshëndet 100-vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit: Është koha për një rigjallërim, për t’i dhënë frymëmarrje dhe përmirësuar klimën e biznesit, duke mbështetur sipërmarrësit me ide novatore, nëpërmjet politikave fiskale e ekonomike, që garantojnë konkurrencën e lirë
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit. Me këtë rast, Kreu i Shtetit e vlerësoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Durrës me Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”,...