Lajme

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot katër personalitete të shquara të gazetarisë sportive. Kreu i Shtetit çmoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, zotin Ismet Bellova si “Një nga legjendat e mikrofonit të futbollit shqiptar....

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor. Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë. Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta bëri sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar, valltarit simbol të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”. President Meta, pasi vendosi...

Institucioni i Presidentit të Republikës publikon të plotë, të përkthyer zyrtarisht në gjuhën shqipe, Opinionin e Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) për Shqipërinë nr. 978/2020, datë 19 Qershor 2020 “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. Ky Opinion, hartuar nga një autoritet...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi artistin, muzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Gjovalin Lazri me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për...

Çorovodë, Skrapar Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vizitoi sot Skraparin, ku vlerësoi me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit” këngëtarin e shquar Demir Zyko (pas vdekjes), me motivacioni: “Për vlerat e spikatura si këngëtar me zë të artë i polifonisë me iso të Toskërisë. Me...