Lajme

Në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot dhuruesen e përkushtuar, znj. Ina Malhani, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin “Për kontributin e çmuar si dhuruese e përhershme e gjakut, veçanërisht për fëmijët...

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij si dhe në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë në seancën e radhës të dhurimit të gjakut për fëmijët...

Fillimisht dëshiroj të tërheq vëmendjen për mënyrën e prezantimit të projekt Plan-Veprimit nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë...

E përshëndes raportin realist të DASH mbi liritë e besimit 2019 për Shqipërinë, dhe e çmoj me rëndësi të madhe vlerësimin për harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë. Ndaj të njëjtat konkluzione me gjetjet e raportit, ku evidentohen shqetësimet e komuniteteve fetare për moskthimin e...

Vizita e Presidentit të SHBA, George W. Bush, 13 vite më parë, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje ne kemi shumë arsye për të qenë krenarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, tashmë...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të Mëngjesit të Lutjeve të organizuar, nëpërmjet një video-konference, nën kujdesin e veçantë të Kongresit Amerikan. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA dhe...

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot juristin, konstitucionalistin dhe akademikun e shquar, Profesor Luan Omari me Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit....

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi gjuhëtarin, përkthyesin dhe pedagogun e shquar, ish-zëvendësdekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Hamlet Bezhani (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Në nderim të lartë për përkushtimin dhe kontributin e tij...