Dedë PRENGA – Këshilltar

Dedë Prenga. Lindur në Spaç, Mirditë më 27.01.1960, fshat në të cilin ndoqi dhe përfundoi shkollimin 8-vjeçare për tu përzgjedhur si një nga kandidatët më të mirë për të qënë oficer i ardhshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare. Në vitet 1974-1978 përfundoi me sukses të plotë Shkollën e Mesme Ushtarake si “Skënderbegas” në specialitetin e ndërtimit, duke vazhduar një vit punë prodhuese (Stazh) në ish Kampin e Spaçit. Pas përfundimit me sukses të studimeve të larta pranë Shkollës së Bashkuar dhe titullimit Oficer akti, ai ka shërbyer në detyra të ndryshme duke filluar nga nivelet më të ulta të hierarkisë drejtuese në FA, deri në ato më të larta duke kaluar pothuajse në të gjitha shkallët e piramidës drejtuese, komandant toge, kmpanie, batalioni, regjimenti, force e deri Zv. Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke marrë e merituar gradat nga me e ulta deri në atë madhore Gjeneral Brigade. Ai përveç detyrave të shumta e në venddislokime të ndryshme brenda vendit, ka shërbyer edhe jashtë vendit si përfaqësues i akredituar ushtarak në struktura ushtarake e diplomatike duke përfaqësuar me dinjitet e profesionalizëm jo vetëm FA, por ç’është më e rëndësishme vendin tonë.
Puna dhe kontributi i tij në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes janë vlerësuar maximalisht, pasi gjatë kryerjes së misionit si Atashe Ushtarak në Vjenë është promovuar si njëri nga ushtarakët më të përkushtuar, profesionist e me përvojë. Kudo ku ka shërbyer ai ka spikatur me thjeshtësinë, profesionalizmin, punën në grup dhe mënyrën e komunikimit, duke gjetur përkrahje e mbështetje të plotë nga i gjithë korpusi i ushtarakëve dhe civilëve të FA.
I martuar me Angjelinen, mësuese në profesion, kane tre djem njeri nga te cilet ndjek traditen e babait duke studiuar ne Turqi për të qenë oficer i ardhshëm i FA.
Ka kryer studimet pasuniversitare prane Akademise Ushtarake Tirane në vitin 1989 deri 1991.
Ka ndjekur kurse të ndryshme kualifikuese brenda dhe jashtë vendit, ku vlen të përmendet Akademia e Drejtimit Hamburg Gjermani përfshi kursin e sigurisë evropiane, si dhe kurse pranë Qendrës Marshall.
Njeh gjuhën Gjermane dhe atë Angleze në niveli 3
Për merita, pune e përkushtim gjatë karrierës së tij për mëse 36 vjeçare është dekoruar me medalje të ndryshme nga personalitete të vendit dhe të huaja.