DEKLARATË E KËSHILLTARIT PËR SIGURINË KOMBËTARE TË PRESIDENTIT, Z. BAHRI SHAQIRI

DEKLARATË E KËSHILLTARIT PËR SIGURINË KOMBËTARE TË PRESIDENTIT, Z. BAHRI SHAQIRI

Nisur nga:

1. Aktiviteti i shtuar sizmik regjistruar në Qarkun e Korçës dhe pasojat në dëm të qytetarëve;

2. Aktiviteti i shtuar sizmik në vendet fqinje Greqi dhe Itali;

3. Deklarimi publik i Drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare, me zë dhe figurë;

4. Mungesa e përgjegjshmërisë së treguar nga institucionet përgjegjëse shtetërore për të trajtuar me seriozitetin e duhur këtë deklarim;

5. Fakti që fatkeqësitë natyrore përcaktohen si rrezik i nivelit të parë në strategjinë e Sigurisë Kombëtare;

6. Rekomandimet e dakordësuara në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, datë 16.05.2018 mbi: “Strategjitë sektoriale, paketën ligjore, strukturat, kapacitetet, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore, rajonale dhe organizatave ndërkombëtare në përballjen me emergjencat civile, si: përmbytjet, zjarret, tërmetet, rrëshqitjet, aksidentet teknologjike etj”;

Presidenti i Republikës i është drejtuar dje me një “Kërkesë për informacion” kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbi kapacitetet dhe masat e parashikuara nga autoritetet qendrore dhe lokale për përballimin e fatkeqësive natyrore, me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.

Për më tepër, duke patur parasysh:

1. Mungesën e përgjigjes së ministres së Mbrojtjes për takim institucional, lidhur me këtë çështje, në Institucionin e Presidentit të Republikës;

2. Krizën e rëndë institucionale që ka kapur vendin, përplasjen që ekziston mes institucioneve qendrore dhe lokale, që sjell si pasojë vështirësi në ushtrimin e kompetencave të organeve përgjegjëse;

Qëllimi i kësaj Kërkese ishte informimi mbi funksionalitetin e institucioneve të shtetit në shërbim të qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh që:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 92, gërma “h” sanksionon se: Presidenti kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre;

Ligji për emergjencat civile neni 5, pika 2, gërma “ç” sanksionon se:

2. Në ushtrimin e funksioneve të tij për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave kryen këto detyra:

ç) Informon Presidentin dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për emergjencën civile, për pasojat që vijnë, si dhe për masat e marra për shmangien e saj;

Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së Tij me përgjegjësi të plotë, ka ndjekur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi të bërë publik nga Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës në Greqi, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare.

Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Është detyrë thelbësore e një sërë institucioneve zinxhir të shtetit shqiptar, të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion dhe i ka inkurajuar institucionet shtetëtore që të trajtojnë me seriozitet shqetësimin e ngritur nga autoritetet zyrtare greke, me qëllim sigurimin e funksionimit sipas ligjit, të strukturave përgjegjëse shtetërore shqiptare për emergjencat civile.

Rrjedhja e menjëhershme në mediat “lëpirëse” të PPPd-ve të Kërkesës për Informacion të Presidentit të Republikës, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe shmangien e vëmendjes nga skandalet në rritje, dëshmon vetëm mungesën e respektit ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm ndërinstitucional.

Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar vetëm 2 muaj më parë në menaxhimin e pasojave të tërmetit në Korçë, e verifikuar jo vetëm nga këshilltarët e Presidentit, por dhe nga vetë banorët dhe mediat e pakapura, ishte dhe është e mjaftueshme që Presidenti të kërkojë marrjen e masave në kohë.

U kujtojmë kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t’i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës mbi planin e masave në shërbim të qytetarëve.

Çdo nënvlerësim i ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të tjera do të shënohet me vëmendje në Institucionin e Presidentit.

Presidenti i Republikës garanton se askush nuk do ta ndalojë në ushtrimin e kompetencave të Tij kushtetuese, me përgjegjësi të plotë dhe të papërkulur në interesin më të mirë të funksionimit të shtetit, si dhe në mbrojtjen e interesit më të mirë qytetar, publik dhe kombëtar.

Më poshtë do të gjeni dhe disa nga shkrimet e publikuara në median ndërkombëtare dhe kombëtare mbi shqetësimin e shprehur nga Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës në Greqi:

https://www.cnn.gr/news/ellada/story/185188/proeidopoiiseis-seismologon-gia-megalytero-seismo-stin-athina-anisyxia-gia-to-rigma-ton-alkyonidon

https://www.tanea.gr/2019/07/22/greece/tselentis-perimenoume-30-fores-megalytero-seismo-stin-athina/

https://www.newsit.gr/ellada/tselentis-perimenoume-30-fores-megalytero-seismo-stin-athina-video-1/2837539/

https://www.newsbomb.gr/ellada/seismoi/story/999548/seismos-athina-energopoiithikan-rigmata-pithano-neo-isxyro-xtypima

http://www.ekathimerini.com/243064/article/ekathimerini/news/42-magnitude-earthquake-near-athens-is-aftershock-experts-say

https://www.ethnos.gr/ellada/51708_tselentis-perimenoyme-30-fores-megalytero-seismo-stin-athina-vid

https://tomanifesto.gr/tselentis-perimenoyme-30-fores-megalytero-seismo-stin-athina/

https://abcnews.go.com/Technology/wireStory/greece-magnitude-42-aftershock-strikes-close-athens-64619465

https://greece.greekreporter.com/2019/07/28/4-2-magnitude-earthquake-shakes-athens/

https://gulfnews.com/world/europe/earthquake-shakes-athens-1.1564332836572

https://www.bbc.com/news/world-europe-49047793

https://www.washingtonpost.com/world/europe/a-strong-earthquake-has-been-felt-in-the-greek-capital-of-athens-causing-people-to-run-out-into-the-streets/2019/07/19/51d11a0c-aa17-11e9-8733-48c87235f396_story.html?noredirect=on&utm_term=.90ac2c3376a7

https://balkanweb.com/panik-shume-prane-shqiperise-paralajmerohen-termete-te-medha/

https://www.gazetaexpress.com/parashikimi-ballkani-do-te-goditet-nga-nje-termet-30-here-me-i-forte-se-ai-i-greqise/

https://www.syri.net/sociale/270685/sizmologu-i-njohur-paralajmeron-nje-termet-apokaliptik-ne-ballkan/

https://www.tpz.al/2019/07/29/kemi-nje-bishe-prane-nesh-si-e-paralajmeroi-sizmiologu-grek-tselentis-tmerrin-qe-e-pret-rajonin/

https://balkanweb.com/nuk-ndalen-lekundjet-ne-greqi-termet-i-forte-ne-selanik/

https://balkanweb.com/termeti-trondit-serish-greqine-ja-ku-ishte-epiqendra/

https://balkanweb.com/termeti-shkund-athinen-deme-ne-palate-panik-te-qytetaret/

https://www.noa.al/lajmi/2019/07/2074031.html

https://www.noa.al/lajmi/2019/07/2073979.html

https://shqiptarja.com/lajm/serish-termet-ne-greqi-ne-mes-te-sezonin-turistik-ja-epiqendra

https://shqiptarja.com/lajm/greqi-termeti-i-fuqishem-le-pasoja-mbyllet-plazhi-i-panoramws

https://shqiptarja.com/lajm/greqi-termeti-i-fuqishem-godet-athinen-qytetare-dalin-ne-rrug

http://www.panorama.com.al/zjarr-termet-dhe-stuhi-cfare-po-ndodh-me-greqine/

http://top-channel.tv/2019/07/30/termeti-lekund-serish-greqine/

http://top-channel.tv/2019/07/19/termeti-i-fuqishem-godet-athinen/

http://www.oranews.tv/article/termeti-shkund-athinen-shikoni-se-si-lekunden-banesat

http://www.oranews.tv/article/greqia-ne-panik-lekundet-nga-dy-termete-51-dhe-43-balle

http://www.gazetadita.al/termeti-lekund-serish-greqine/

http://www.gazetadita.al/serish-termet-ne-greqi-epiqender-athina/

https://www.newsbomb.al/nuk-ndalen-termetet-ne-greqi-lekundet-selaniku-173748

https://www.newsbomb.al/termet-i-fuqishem-godet-athinen-probleme-me-172672

https://www.syri.net/rajoni/270431/tjeter-termet-lekund-greqine-ja-epiqendra/

https://www.syri.net/sociale/268353/nje-termet-i-fuqishem-godet-athinen/

https://gazetamapo.al/greqia-nuk-gjen-qetesi-termeti-lekund-edhe-selanikun/

https://gazetamapo.al/greqia-lekundet-nga-nje-tjeter-termet-lekundet-ishulli/

https://gazetamapo.al/zgjati-15-sekonda-greqia-goditet-nga-termeti-5-3-balle/

https://opinion.al/foto-cfare-la-pas-termeti-i-fuqishem-ne-athine/

https://www.javanews.al/termet-lekundje-ne-greqi-prane-selanikut/

https://www.javanews.al/nuk-ka-qetesi-per-athinen-nje-tjeter-termet-4-2-balle-trondit-kryeqytetin-grek/

https://www.javanews.al/lekundet-athina-tjeter-termet-godet-kryeqytetin-grek/

A nuk ishin të gjitha këto media një burim shqetësimi i ligjshëm për Presidentin e Republikës, që të kërkonte në mënyrë zyrtare dhe konfidenciale informacion nga institucionet shtetërore për të gjitha masat e marra prej tyre, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve nga një fatkeqësi natyrore?