Deklaratë e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Deklaratë e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore. Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!

Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë