10 Shkurt 2017 Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10003
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Faton Rexhë Shoshi
2. Cristiano Damião Cardoso Da Silva
3. Denis Fehmi Avdiu
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 10.02.2017
Nr. i dekretit: 10003
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI