27 Shtator 2017 Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 10622
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Kulturës,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Faik Nuri Ispahiu
2. Edon Mehmet Agushi
3. Mirëjeta Mazllum Baraliu
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 27.09.2017
Nr. i dekretit: 10622
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META