9 Tetor 2012 Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 7781
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimet e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Shaip Shaban Stublla
2. Byrton Zenel Gavazaj
3. Nexhmedin Mehmet Rashica
4. Kjemal Asan Ahmedi
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 09.10.2012
Nr. dekretit: 7781
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI