11 Shkurt 2013 Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 7942
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
D E K R E T O J
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm:
Xhavit Hetem Bajrami
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 11.02.2013
Nr. dekretit: 7942
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI