10 Qershor 2013 Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8227
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Mehmet Ali Salih Günay
2. Basri Sinan Asllani
3. Gökhan Hasan Ertaş
4. Driton Sadula Dzaviti
5. Michel Jean-Marie Georges Georges Henri Albert Brûlé
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 10.06.2013
Nr. dekretit: 8227
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI