Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9401

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9401

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe Ministrit të Kulturës,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Getoar Ibrahim Selimi
2. Bekim Daut Guri
3. Saranda Ruzhdi Hashani
4. Egzona Sevdailj Seljimi
5. Isuf Shaban Kurtaj
6. Agim Miftar Sopi
7. Bujar Adil Dugolli

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 11.01.2016
Nr. i dekretit: 9401

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI