10 Tetor 2012 Dekret për largim prokurori nr. 7784
D E K R E T
PËR
LARGIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, si dhe të nenit 8, pika 2, gërma “c” dhe të nenit 27, pika 1, gërma “b”, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D ekretoj
Neni 1
Zonja Valentina Ahmetaj, prokurore në Prokurorinë Apelit Tiranë, të largohet nga kjo detyrë, për shkak të plotësimit të moshës për daljen në pension.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7784
Tiranë, më 10 Tetor 2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI