Presidenti Nishani dekreton lirimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror

Presidenti Nishani dekreton lirimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror

D E K R E T
PËR
LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR

Në mbështetje të nenit 92, gërma “f” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5 paragrafi 2, të Ligjit nr. 8391 datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i  ndryshuar, me propozim të Kryeministrit

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Bahri Shaqiri, lirohet nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. I dekretit 7735
Tiranë, më 09.08.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI