Fjala përshëndetëse e Presidentit Meta në pritjen e organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA

Fjala përshëndetëse e Presidentit Meta në pritjen e organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA

E nderuar Shkëlqesia juaj Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim!
Të Nderuar Autoritete të Larta të Shtetit,
Të Nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të dashur Miq,

Jam i lumtur që jemi mbledhur së bashku në 246 vjetorin e ditëlindjes së një kombi të madh mik, të aleatit tonë historik dhe strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerika, ka qënë dhe mbetet një burim frymëzimi për të gjithe shqiptarët, dhe për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi edhe më të vetëdijshëm, për rëndësinë strategjike që ka forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, veçanërisht sot, kur Europa dhe e gjithë bota, janë tronditur thellë nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, duke cënuar rëndë sovranitetin dhe liritë e një vendi europian, dhe vetë vlerat që bashkojnë demokracitë perëndimore.

Ky vit përkon me një jubile shumë të rëndësishëm, atë të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Një shekull marrëdhëniesh, që nisin me mbështetjen historike dhe jetike që Presidenti Uilson i dha shtetformimit shqiptar, qe u ngurtesuan prej izolimit komunist, per t’u ringjallur edhe më fuqishëm me vendosjen e pluralizmit dhe te demokracise.

E drejta e Vetëvendosjes” do të thoshte Presidenti Uilson;

Liria funksionon”, do të shprehej Sekretari Bejker;

 “Koha është tani”, për pavarësinë e Kosovës; dhe : “Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirisë njerëzore, teksa Amerika shpall mbështetjen e saj për hyrjen e Shqipërisë në NATO” do të deklaronte Presidenti Bush ne Tiranë;

Kemi qenë me ju gjatë 100 viteve të shkuara, dhe do të jemi bashkë edhe në 100 vitet që do të vijnë”, do të pohonte në 100-vjetorin e shtetit shqiptar Sekretarja Klinton!

Këto momente historike jane gurë kilometrike vendimtare,  nëmarredheniet tona prej një shekulli, që kanë skalitur gjurmë të thella në miqësinë mes dy popujve tanë.

Kjo miqësi është farketuar parreshtur edhe nga përkushtimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Të punojmë të gjithë sëbashku, për ta forcuar këtë miqësi dhe partneritet strategjik, sot më shumë se dje, nesër më shumë se sot, duke besuar vetem te liria dhe demokracia.

Gëzuar Festën e Pavarësisë Amerikë!

Bekuar qoftë miqësia midis dy popujve dhe vendeve tona!