Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur të humorit, Fadil Hasa

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur të humorit, Fadil Hasa

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur të humorit, mjeshtrit të skenës dhe ekranit, Fadil Hasa.
“Ndihem i keqardhur  për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjeshtrit të estradës, aktorit të dashur te skenës dhe ekranit shqiptar, i cili me humorin e tij aq të veçantë e të rrallë, por sidomos me rolet dhe portretizimet e përkryera pantomike, i ushqeu shqiptarët për dekada me radhë me humor dhe shpresë për të ardhmen.
Intepretimet origjinale dhe batutat e gjetura të Fadilit do të mbeten të pashlyera në kujtesën e popullit dhe te artdashësve shqiptarë.
Iu prehtë shpirti në paqe!”