14 Gusht 2018 Mesazh ngushëllimi i Presidentit Meta dërguar Presidentit Mattarella për ngjarjen tragjike në qytetin e Genovas
I dashur President Mattarella,
Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.
Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.
]]>