Mesazh urimi i Presidentit Meta për Kryeministrin e ri të Malit të Zi, Sh.T.Z Dritan Abazoviç

Mesazh urimi i Presidentit Meta për Kryeministrin e ri të Malit të Zi, Sh.T.Z Dritan Abazoviç

Urime të përzemërta dhe shumë sukese z. Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi.

Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë.