NJOFTIM PËR SHTYP

NJOFTIM PËR SHTYP

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrave të Tij, në mbështetje të nenit 84 pika 1 e Kushtetutës, sot më datë 18.12.2018 ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:

  1. Dekret me nr. 11000, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr.89/2018 “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar”.
  2. Dekret me nr. 11001, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 90/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen e Lisbonës për mbrojtjen e emërtimeve të origjinës dhe regjistrimin e tyre ndërkombëtar”.
  3. Dekret me nr. 11002, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 91/2018 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””.
  4. Dekret me nr. 11003, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 92/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë, 2014-2020, alokimet e vitit 2017”.
  5. Dekret me nr. 11004, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 100/2018 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, të ndryshuar”.
  6. Dekret me nr. 11005, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 101/2018 “Për disa shtesa në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar””.
  7. Dekret me nr. 11006, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 102/2018 “Për disa shtesa në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””.
  8. Dekret me nr. 11007, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 103/2018 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.
  9. Dekret me nr. 11008, datë 18.12.2018, për shpalljen e ligjit nr. 104/2018 “Për një shtesë në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar”.

]]>