
14 Janar 2019 NJOFTIM PËR SHTYP
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrave të Tij, në mbështetje të nenit 84 pika 1 e Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:
1. Dekret me nr. 11048, datë 14.01.2019, për shpalljen e ligjit nr. 106/2018 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar”.
2. Dekret me nr. 11049, datë 14.01.2019, për shpalljen e ligjit nr. 107/2018 “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
3. Dekret me nr. 11050, datë 14.01.2019, për shpalljen e ligjit nr. 108/2018 “Për një shtesë në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar”.
4. Dekret me nr. 11051, datë 14.01.2019, për shpalljen e ligjit nr. 109/2018 “Për statusin e dëshmorit të atdheut”.
5. Dekret me nr. 11052, datë 14.01.2019, për shpalljen e ligjit nr. nr. 112/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”.
6. Dekret me nr. 11053, datë 14.01.2019, për shpalljen e ligjit nr. 113/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”