Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

 D E K R E T

 PËR SHPALLJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VENDIT VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 3, 179 pika 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit të shkresës nr. 11 prot, datë 07.01.2022 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 42, datë 22.12.2021 ka vendosur; “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Përparim Kalo, në datën 08.04.2022”, për shkak të përfundimit të mandatit 9-vjeçar të plotësuar prej tij, me cilësinë e organit të emërtesës,

 D E K R E T O J :

 Neni 1

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet më datë 08.04.2022.

Neni 2

Shpallja e kësaj procedure dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekretit 13 413
Tiranë, më 13.01.2022

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                                                                

ILIR META