Presidenti i Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella i dërgon telegram falenderimi Presidentit Meta

Presidenti i Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella i dërgon telegram falenderimi Presidentit Meta

Presidenti i Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella i ka dërguar një telegram falenderimi Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pas urimeve që Kryetari i Shtetit shqiptar i dërgoi për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë në detyrë.

TELEGRAMI I PLOTË I PRESIDENTIT MATTARELLA DREJTUAR PRESIDENTIT META

Zoti President, i dashur Mik,

Mora me kënaqësi urimet që më dërguat me rastin e rizgjedhjes sime, President i Republikës. Ju jam mirënjohës për këtë tjetër dëshmi të vëmendjes Suaj ndaj Italisë dhe meje personalisht.

Në nisje të kësaj periudhe të re shtatëvjeçare dëshiroj të shpreh, edhe një herë, dëshirën time për të vijuar punën e kryer deri tani, me synimin për të forcuar më tej lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona, në përputhje të plotë me vlerat euro-atlantike dhe angazhimin italian në favor të integrimit të Shqipërisë në institucionet europiane.

Kjo perspektivë do të vijojë të shërbejë si frymëzim në detyrën time si President i Republikës së Italisë. Pikërisht për këtë, vërej me kënaqësi se lidhjet midis popujve tanë, jashtëzakonisht të forta, ushqehen vazhdimisht nga roli dinamik i komunitetit shqiptar në Itali dhe nga kontributi i komunitetit italian në Shqipëri.

Përfitoj nga rasti t’Ju përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta Juve dhe popullit mik shqiptar.