Presidenti Meta dekoron me Titullin “Mjeshtër i Madh” pesë shkencëtarë dhe profesorë të shquar të Universitetit Bujqësor të Tiranës: Personalitete frymëzuese. Të mbështesim më shumë bujqësinë, me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit

Në jubileun e 70-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi me mirënjohje kontributet dhe veprat shkencore dhe pedagogjike të pesë profesorëve dhe shkencëtarëve të shquar.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Kreu i Shtetit vlerësoi zonjën Meropi PriftiPër kontributet e shquara në lëmin e mbrojtjes së bimëve në Shqipëri, në entomologjinë bujqësore, por edhe shumë më gjerë, deri në fushat e akarologjisë dhe virusologjisë së zbatuar të bimëve, edhe si agronome dhe specialiste prodhimi. Studiuese dhe kërkuese e talentuar dhe e palodhur, me një kulturë dhe stil të dalluar si pedagoge mbresëlenëse, themeluese e akarologjisë bujqësore, autore e shumë teksteve universitare, studimeve dhe artikujve të të gjitha niveleve.”;

Po me të njëjtin Titull të lartë, Presidenti i Republikës çmoi (pas vdekjes) Burhan ÇelonNë vlerësim të kontributit si nismëtar i grupit për krijimin e Katedrës së Mbrojtjes së Bimëve pranë Fakultetit të Agronomisë të Institutit të  Lartë të Bujqësor Tiranë. Me mirënjohje ndaj meritave të shquara kombëtare për zhvillimin e disiplinave shkencore të Mbrojtjes së Bimëve, në veçanti të fitopathologjisë bujqësore, si bashkautor i tekstit të fitopathologjisë bujqësore, si edhe i disa studimeve dhe kërkimeve themelore në këtë fushë. Pedagog elitar, edukues dhe frymëzues i disa brezave specialistësh të bujqësisë, strategjist, vizionar dhe misionar, hartues i disa programeve mësimore, teksteve, dhe librave, por edhe programues i perspektivës së zhvillimit të fitiatrisë në Shqipëri.”;

Pedagogen e mirënjohur Luigjina Kodheli: “Me mirënjohja ndaj kontribut të shquar si themeluese dhe pedagoge e parë e disiplinës shkencore të Fitopathologjisë Bujqësore si dhe bashkëautore e tekstit fillestar, autore e  laboratorit përkatës si dhe e fushave të tjera të mbrojtjes së bimëve. Pedagoge e talentuar, eksperte e mirëfilltë, kërkuese dhe shkencëtare e thelluar, hartuese e disa botimeve të para të mbrojtjes së bimëve për nivelet para dhe ato  universitare.”;

Prof.Athanas StaninNë vlerësim të kontribut të shquar si pionieri dhe babai i Entomologjisë Bujqësore në Shqipëri, pedagog i dashur dhe i admiruar nga studentët gjatë gjithë karierës së tij pedagogjike. Hartuesi dhe autori i parë i tekstit të Entomologjisë Bujqësore në Shqipëri. Autor i studimeve të para themelore bioekologjike për dëmtuesit më të rëndësishëm të bimëve kryesore të kohës në vend. Ekspert, sistematicien i nivelit të lartë të entomofaunës, inventarizues dhe përcaktues i shumë specive të reja të dëmshme dhe të dobishme.

si dhe Prof.Teki KaltaninPër kontributin e shquar në zhvillimin e mbrojtjes së bimëve në Shqipëri, si specialist i shkëlqyer, me dije të thella shkencore, si nga pikëpamja teorike, po aq edhe praktike e zbatuese. Si pedagog i shquar i fitopathologjisë bujqësore, hartues dhe autor i shumë programeve, teksteve dhe broshurave për mbrojtjen e bimëve, mes të tjerash një nga hartuesit e parë të Manualit të Mbrojtjes së Bimëve në Bujqësi. Pedagog frymëzues dhe i dashur e komunikues me studentët, përzgjedhës dhe promovues i ekselencës dhe meritokracisë.  Ekspert dhe kërkues eficient, njeri kurajoz për futjen e së resë dhe zgjidhjes së problematikave të vështira”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar familjarëve të të dekoruarve, pedagogëve dhe profesorëve të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Për dekada të tëra Universiteti Bujqësor i Tiranës ka qenë në piedestal të arsimit tonë të lartë dhe kjo falë gjithë gjeneratave të profesorëve të jashtëzakonshëm, që e themeluan atë dhe krijuan një traditë mjaft të shkëlqyer.

Ndaj jam i lumtur që jemi sot, së bashku, për të vlerësuar disa prej shkencëtarëve më të shquar të bujqësisë: Burhan Çelo, Luigjina Kodheli, Athanas Stani, Teki Kaltani dhe Meropi Prifti.

Ky vlerësim i disa prej themeluesve të Katedrës së Mbrojtjes së Bimëve, (sot Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve), vjen në jubileun e 70-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, qendër, ku prej shatë dekadash, buron pareshtur dije për mijëra specialistë të mbrojtjes së bimëve dhe të bujqësisë, të cilët kanë shërbyer kudo.

Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë propozuesit për këtë nismë, që po e kurorëzojmë sot, së bashku!

Edhe pse disa prej profesorëve, që nderojmë sot, nuk ndodhen fizikisht mes nesh, veprat dhe trashëgimia e tyre vazhdojnë të kontribuojnë në edukimin e përgatitjen e brezat të rinj.

Vendi ynë, ndonëse me burime natyrore të pasura, mbetet një vend tipik bujqësor me një potencial të jashtëzakonshëm. Zhvillimet demokratike në Shqipëri të 30 viteve të fundit, me gjithë problematikat e veta, kanë arritur t’i hapin bujqësisë një horizont shpresëdhënës, që duhet ta shfrytëzojmë më mirë.

Bujqësia, përbën një thesar ende të pazbuluar tërësisht, me potenciale universale për ngritjen e shoqërisë në nivele të tilla, që asnjë veprimtari tjetër njerëzore nuk do mund ta kryente më mirë.

Zhvillimi i shoqërisë, me shumë gjasa, në të ardhmen do të përcaktohet shumë, krahas tekonologjisë edhe nga bujqësia, që në këtë këndvështrim, ka atributet e veta të pazëvendësueshme, si një lokomotivë zhvillimi.

Qytetërimi, në mijëvjeçarin e ri, ndjen nevojën urgjente të një qasjeje të re ndaj bujqësisë, e udhëhequr kjo gjithmonë nga dija. Shkenca bujqësore, në këtë epokë globale, po përballon sfida të vështira.

Roli kryesor i shkencës në bujqësi ka qenë dhe mbetet të ndihmojë njerëzimin nëpërmjet risive shkencore, për të krijuar kushte dhe mundësi, që të prodhohet në sipërfaqe më të vogël toke, me më pak mundim. Dhe rezultatet me të vërtetë janë mjaft shpresëdhënëse.

Shkencat e sakta, do të nevojiten akoma më shumë, sepse në tre dekadat e ardhshme, pritet një popullsi 30% më e lartë se sa sot, gjë që kërkon nga fermerët të prodhojnë 50% më shumë ushqim, por me më pak ujë dhe më pak tokë.

Siç ka thënë Shimon Peres, një mendje e ndritur: ‘Bujqësia është më revolucionare se industria, ajo është 95% shkencë dhe vetëm 5% punë’.

Zhvillimi i qëndrueshëm është sfidë për të gjithë njerëzimin, cilatdo qofshin dallimet ekonomike e kulturore ndërmjet vendeve dhe rajoneve të ndryshme.

Ndikimi i veprimtarisë bujqësore është jashtëzakonisht i madh në jetën tonë. Bujqësia vepron në mjedisin ku jetojmë, ndikon mbi ne nëpërmjet ushqimit të përditshëm, ruan apo jo pjellorinë e tokës dhe pastërtinë e ujit dhe mbi të gjitha, vendos fatin e biodiversitetit, të kësaj pasurie të parigjenerueshme, që kërcënohet çdo ditë.

Në kushtet e zhvillimit të bujqësisë dhe të globalizimit, për të qënë sa më konkurrues, fermerit shqiptar i duhen më shumë dije, jo vetëm për të rritur prodhimin, por dhe produktivitetin, të ardhurat e fermës dhe të familjes.

Mënyra më e mirë e marrjes së dijeve është nga specialistët e bujqësisë, qofshin ata me arsim të lartë por edhe me arsim të mesëm.

Ndërkohë që përgatitja profesionale dhe rritja e njohurive dhe profesionalizmit të specialistëve të bujqësisë vjen nëpërmjet programeve të integruara të studimit dhe trajnimit të tyre me njohuri praktike dhe teorike.

Një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm për përgatitjen e specialistëve të bujqësisë, ka dhënë Universiteti Bujqësor dhe dhjetra pedagogë e autoritete të shquara të bujqësisë, midis tyre edhe pesë pedagogët që vlerësojmë sot.

Jam i bindur, që vlerësimi  i tyre do të mirëpritet nga gjithë opinioni publik, e në veçanti ai i bujqësisë dhe arsimit universitar dhe do të jetë gjithashtu, një burim frymëzimi për brezat e rinj, që aspirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm shkencor të bujqësisë shqiptare.”