Presidenti Meta dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

Presidenti Meta dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

D E K R E T

“PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”

Në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11 211
Tiranë, më 27.06.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META