Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Bardhyl Myrteza Kollçakut

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Bardhyl Myrteza Kollçakut

DEKRET

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.
Nr. i Dekretit 10594
Tiranë, më 31.07.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META