5 Janar 2022 Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Kolonelit Bilbil Qazim Bitri
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE
Në mbështetje të nenit 92 germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6308/1 prot., datë 31.12.2021,
D e k r e t o j
Neni 1
Kolonel Bilbil Qazim BITRI, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada “Gjeneral Brigade”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13409
Tiranë, më 05.01.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META