10 Tetor 2018 Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Major”, Nazmi Halit Cahanit
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Nazmi Halit Cahani, me detyrë “Komandant i Komandës së Forcës Tokësore” i jepet grada “Gjeneral Major”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10891
Tiranë, më 10.10.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META