6 Nëntor 2018 Presidenti Meta dekreton emërimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10937
Tiranë, më 05.11.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META