28 Gusht 2017 Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA
D E K R E T
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të germes “b”, pikës 3 të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014: “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.
Nr. i Dekretit 10598
Tiranë, më 28.08.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META