5 Janar 2022 Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylli Nikoll Pulaj, “Komandant i Forcës Ajrore”
DEKRET
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS AJRORE
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6307/1 prot., datë 31.12.2021,
D e k r e t o j:
Neni 1
Gjeneral Brigade Ylli Nikoll PULAJ, me detyrë “Zëvendës Komandant i Forcës Ajrore”, emërohet “Komandant i Forcës Ajrore”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13408
Tiranë, më 05.01.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META