29 Dhjetor 2021 Presidenti Meta dekreton emërimin e Kundëradmiral Adnand Dëfrim Agastra, “Komandant i Forcës Detare”
DEKRET
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 6171/2 prot., datë 23.12.2021,
D e k r e t o j:
Neni 1
Kundëradmiral Adnand Dëfrim AGASTRA, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, emërohet “Komandant i Forcës Detare”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13407
Tiranë, më 29.12.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META