Presidenti Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike

Presidenti Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Marenglen Verli, emërohet Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10602
Tiranë, më 31.08.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META