5 Janar 2019 Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6175 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 22 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Eduard Shalsi, emërohet ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11036
Tiranë, më 05.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META