7 Mars 2022 Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Gentian Medja, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi administrova propozimin e arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 1286/2 prot., datë 02.03.2022 dhe Vendimin nr. 80, datë 02.03.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Gentian Medja”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, procedurë kjo e shpallur për kandidim me vendimin nr. 83, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, vendosa të:
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Gentian Medja emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13497
Tiranë, më 07.03.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META