Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Kastriot Çaushi, rektor i Universitetit të Arteve

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Kastriot Çaushi, rektor i Universitetit të Arteve

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 92, germa “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë sipas nenit 7, pika 2, germa “j”, të ligjit nr. 80/2015 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4393 prot., datë 19.08.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Kastriot Çaushi emërohet rektor i Universitetit të Arteve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11661
Tiranë, më 24.08.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META