Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Roland Zisi, rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Roland Zisi, rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Në mbështetje të nenit 92, germa “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë sipas nenit 7, pika 2, germa “j”, të ligjit nr. 80/2015 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4393 prot., datë 19.08.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Roland Zisi emërohet rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11666
Tiranë, më 24.08.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META