24 Gusht 2020 Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Skender Topi, rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 92, germa “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë sipas nenit 7, pika 2, germa “j”, të ligjit nr. 80/2015 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë me shkresën nr. 4393 prot., datë 19.08.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Skender Topi emërohet rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 11663
Tiranë, më 24.08.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META