Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Sokol Ngresi gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Sokol Ngresi gjyqtar i Gjykatës së Lartë

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi administrova propozimin e arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 2995/3 prot., datë 31.05.2022 dhe Vendimin nr. 196, datë 27.05.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Sokol Ngresi”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, procedurë kjo e shpallur për kandidim me vendimin nr. 82, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, vendosa të:

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Sokol Ngresi emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13646
Tiranë, më 02.06.2022

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META