Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Virgjil Kule, ambasadornë Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Virgjil Kule, ambasadornë Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Virgjil Kule, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 10841 Tiranë, më 24.07.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

]]>