9 Janar 2019 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6172 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 17 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Anila Denaj, emërohet ministër i Financave dhe Ekonomisë.Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 11041 Tiranë, më 09.01.2019PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>