Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Arbena Ahmeti, gjyqtare e Gjykatës së Lartë

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Arbena Ahmeti, gjyqtare e Gjykatës së Lartë

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi administrova në datë 10.02.2022, propozimin e arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 845/3 prot., datë 10.02.2022 dhe Vendimin nr. 57, datë 10.02.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidates znj. Arbena Ahmeti”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, shpallur për kandidim me vendimin nr. 84, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, vendosa të:

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Arbena Ahmeti emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13477
Tiranë, më 16.02.2022

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META