24 Korrik 2018 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Donika Hoxha, ambasadore në Republikën e Bullgarisë, rezidente, si dhe në Republikën e Moldavisë, jorezidente
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Znj. Donika Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 10833 Tiranë, më 24.07.2018PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>