Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Donika Hoxha, ambasadore në Republikën e Bullgarisë, rezidente, si dhe në Republikën e Moldavisë, jorezidente

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Donika Hoxha, ambasadore në Republikën e Bullgarisë, rezidente, si dhe në Republikën e Moldavisë, jorezidente

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Donika Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10833
Tiranë, më 24.07.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META