Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadore pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezidente

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadore pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezidente

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin nr. 694/1 prot., datë 9.02.2022, të Kryeministrit, si dhe pas administrimit të informacionit të Komisionit për Politikën e Jashtme për kandidaturën e propozuar, përcjellë me shkresën me nr. 728/1 prot., datë 18.02.2022, të Kuvendit të Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Eglantina Gjermeni, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13485
Tiranë, më 21.02.2022

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META